<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<!DOCTYPE recipeml PUBLIC "-//FormatData//DTD RecipeML 0.5//EN" "http://www.formatdata.com/recipeml/recipeml.dtd">
<recipeml version="0.5">
  <recipe>
    <head>
      <title>Fileto pule</title>
    </head>
    <yield><qty>2</qty></yield>
    <ingredients>
<ing><amt><qty>0</qty><unit></unit></amt><item>500 gr fileto pule</item></ing>
<ing><amt><qty>0</qty><unit></unit></amt><item>2 domate te medha te pjekura mire</item></ing>
<ing><amt><qty>0</qty><unit></unit></amt><item>2 limona te fresket</item></ing>
<ing><amt><qty>0</qty><unit></unit></amt><item>gjalpè</item></ing>
<ing><amt><qty>0</qty><unit></unit></amt><item>vaj ulliri</item></ing>
<ing><amt><qty>0</qty><unit></unit></amt><item>2 thelpinj hudhre</item></ing>
<ing><amt><qty>0</qty><unit></unit></amt><item>1 gote vere e bardhe</item></ing>
<ing><amt><qty>0</qty><unit></unit></amt><item>kripe</item></ing>
<ing><amt><qty>0</qty><unit></unit></amt><item>piper i zi</item></ing>
<ing><amt><qty>0</qty><unit></unit></amt><item>majdanos sipas deshires</item></ing>
    </ingredients>
    <directions> Ne fillim shplahen filetat ne uje te rrjedhshem dhe priten ne feta te holla, rrihen me cekan druri dhe lyhen nga te 2 anet me vaj ulliri me ndihmen e furces. I marinojme me kripe dhe piper.

 Qerojme domatet, i presim ne feta te holla dhe i veme ne nje ene. Pregatisim nje perzierje me 1 mase vaj ulliri, 2 masa leng limoni dhe 2 thelpinj hudhre te shtypura me shtypese hekuri. Perziejme mire me luge dhe e shtojme lengun mbi domatet e prera; i leme qe te marinohen per rreth 15 minuta.

 Nderkohe, ne tiganin ne zjarr hedhim copa gjalpi dhe mbi to skuqim mishin. Pasi mishi te marri skuqje ne te 2 anet shtojme 1 gote vere te bardhe, mbyllim tiganin me kapak dhe leme mishin te skuqet derisa te mbetet ne lengun e vet.
 Ne tigan shtojme domatet, hedhim kripe, grijme piper te zi dhe i mbulojme me kapak. I leme ne zjarr te avashte derisa lengu te kete marre viskozitetin e salces.

 Heqim tiganin nga zjarri, hedhim majdanozin e grire, trazojme me luge druri, mbulojme me kapak dhe e leme per pak minuta, nderkohe qe pregatisim pjaten per servirje.

Kjo pjate mund te serviret me perime te ziera ose me pilaf (ne kete rast domatet priten ne kube te vogla).

Ju befte mire !</directions>
  </recipe>
</recipeml>
