<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<!DOCTYPE recipeml PUBLIC "-//FormatData//DTD RecipeML 0.5//EN" "http://www.formatdata.com/recipeml/recipeml.dtd">
<recipeml version="0.5">
  <recipe>
    <head>
      <title>Patëllxhan të mbushur</title>
    </head>
    <yield><qty>4</qty></yield>
    <ingredients>
<ing><amt><qty>0</qty><unit></unit></amt><item>1 kg patellxhane por patellxhane normal e te ''bukur''</item></ing>
<ing><amt><qty>0</qty><unit></unit></amt><item>1 spec me numër</item></ing>
<ing><amt><qty>0</qty><unit></unit></amt><item>3 qepë kokërra</item></ing>
<ing><amt><qty>0</qty><unit></unit></amt><item>2 filxhanë kafeje oriz</item></ing>
<ing><amt><qty>0</qty><unit></unit></amt><item>2 koncentratë pule</item></ing>
<ing><amt><qty>0</qty><unit></unit></amt><item>½ kg domate ose salcë por nqs salcë shikoni me sy masën se sa duhet</item></ing>
<ing><amt><qty>0</qty><unit></unit></amt><item>hudhra 2</item></ing>
<ing><amt><qty>0</qty><unit></unit></amt><item>piper</item></ing>
<ing><amt><qty>0</qty><unit></unit></amt><item>majdanoz</item></ing>
    </ingredients>
    <directions>Marrim patëllxhanet, i lajmë i shpërlajmë i thajmë.
Marrim nje e nga nje i heqim bishtin rrumbullak ( ose kush nuk kursen e pret direkt), i presim nje patellxhan 3 shiritë.Priten për së gjati te pjesa e sipërme deri në mes të tulit.Keshtu veprojme me  te gjithe patëllxhanet.


I leme per pak minuta ne nje enë me uje e me kripë që tju dali e hidhura e patëllxhanëve, POR  jo deri sa te fillojne e te nxihen.

Ndërkohë në tigan me vaj skuqet qepa e grirë në formë gjysëmrrethi,shtohen orizi e vazhdohet skuqja ne zjarre te lehte , me pas shtojme koncentratet e pules,domate të qëruara dhe të prere në copa të vogla ( ose salce domate por jo shume që të mos  na krijohet nje masë e lëngshme ) vazhdon kaurdisja në zjarr të avashëm në mënyrë që qepa të zbutet.Në fund shtohen hudhra të grira, majdanoz, kripë, piper dhe pak uthull.
Patëllxhanet kullohen, shpërlahen dhe skuqen në tigan me pak vaj pastaj rreshtohen në tavë, hapen në vendin e prerë dhe mbushen me masën e përgatitur. Sipër u vihet nga një fetë domate per estetike ose mund te behet mbushja deri ne siperfaqe.


Ne fund i shtojme pak uje(ujin mund ta shtojme te tigani ku beme masën keshtu uji ka shijen e masës edhe nuk eshte shume pengesë per tavën) dhe e levizim me pirun qe te njetrajtësohet.
Tavën e lëmë ne furrë per 30 minuta.</directions>
  </recipe>
</recipeml>
