Mish pule me salce

Summary

Yield4
Source

Recete personale

Prep Time30 minutes
KategoriaPule
RajoniRajon Tjeter
RastiCdo Rast

Description

Kjo eshte nje recete qe e kam krijuar sipas pelqimit tim.Ne fillim grini qepen ne kubike bashke me specat karrotat dhe hudhrat dhe vejini te skuqen ne tigan. Lejini te marrin nje ngjyre te kuqerremte dhe me pas hidhni kerpudha dhe lejini per 2 min. Grini domatet ne kubike dhe hidhini ne tigan. Mund ti shtoni edhe salce te kuqe per te marre ngyren e pershtatshme.Shtoni vaj ulliri, piper te zi, kripe, majdanoz dhe pak rigon. Lyeni taven me gjalpe dhe vendosni filetot e pules ne tave nje nga nje dhe shtoni salcen siper tyre. Vendoseni taven ne furre derisa ta shikoni vete qe ta reduktoje lengun e domateve. Me pas servireni duke i shtuar siper pak nga salca e vet.

Ingredients

  • 2 kokrra qepe te thate
  • 1 spec i kuq
  • hudher 3-4 thelpinj
  • 1 karrote
  • 2 kuti ma kerpudha
  • 4 kokrra domate
  • 2 luge salce te kuqe
  • 3 luge vaj ulliri
  • piper te zi +kripe
  • pak rigon

Instructions

Kjo eshte nje recete e thjeshte qe do tju pelqeje dhe eshte shume e lehte.