| Për sa Vetë | 10 |
|---|---|
| Burimi | revistat kosovare |
| Gatuhet per | 45 minuta |
| Kategoria | Embelsire |
| Rajoni | Kosova |
| Rasti | Cdo Rast |
Shume e shijshme
Tunden vezët me sheqer, ia shtoni qumështin, miellin, kakaon dhe bakinin (pecivën). E qitni në enën e yndyrosur dhe pjekni në furrën e nxehtë 220 gradë.
Në një enë vloni 1/2 e l qumësht minus gjysëm gote me 12 lugë sheqer. Në enën tjetër përzieni miellin, kakaon dhe gjysëm goten e qumështit të cilën më pastaj e qitni në qumështin e vluar me sheqer dhe e zieni deri sa të trashet si krem. Në një enë tjetër shrihen 50 gr margarin dhe në të qesim që të zbuten pak mielli i kokosit dhe lajthitë e bluara. Edhe këto qiten në kremin e zier përzihen edhe pak dhe pasi të ftohet kremi me të lyhet torta. Dekorohet sipas dëshirës. Unë e dekoroj me qokollatë të bardhë të grirë në rende.
Shumë e shijshme dhe e përshtatshme për çdo rast.