| Për sa Vetë | 5 |
|---|---|
| Gatuhet per | 45 minuta |
| Kategoria | Gjelle |
| Rajoni | Maqedonia |
| Rasti | Dreke |
Eshte nje recete teper e mir dhe mjaft e shishme te gjith Dibranet e pregadisin keto lloj byreku dhe shijoeni deri ne maximum eshte mjaft e mir.
Në tavolinë ose tepsi hidhet miell, në mes hapet gropë ku hidhet ujë me pak kripë. Për 1 kg miell merret 550-600 gram ujë, megjthëse kjo varet nga lagështia e miellit. Duke e përzier nga mesi, zihet një brumë i fortë i cili punohet për 10 minuta, ndahet në kuleçë, mbulohet me picetë të lagur dhe lihen për 20-30 minuta që të fitojë elasticitet.
Nga çdo kulaç bëhen petë të vogla, secila prej tyre spërkatet me niseshte dhe vendosen 3-4 copë mbi njëra tjetrën, pastaj hapen petët e zakonshme. Spinaqi për mbushje pastrohet, lahet dhe përvëlohet për 2-3 minuta në ujë të vluar e kripë, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe përzihet me djathë të thërmuar e vezë, shtohet kripë, piper dhe shtrohet në petë.
Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet gjysma tjetër e petëve, duke i spërkatur secilën me yndyrë, mbi to shtohet mbushja e përgatitur dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë. Anët mbështillen nga brenda. Byreku spërkatet me yndyrë dhe piqet. Keshillohet nje temperature mesatare,jo teper e larte.
Kjo haet e nxeht dhe dahet ne sllajsa si te picas.Dhe gjithmon shoqerohet ne tavolin me kos ose me jogurt.Vetem pregaditeni mir dhe do tu del shum e shijshme.