| Për sa Vetë | 6 |
|---|---|
| Burimi | nga shoqëria |
| Gatuhet per | 45 minuta |
| Kategoria | Embelsire |
| Rajoni | Rajon Tjeter |
| Rasti | Cdo Rast |
| Për sa Vetë | 6 |
|---|---|
| Burimi | nga shoqëria |
| Gatuhet per | 45 minuta |
| Kategoria | Embelsire |
| Rajoni | Rajon Tjeter |
| Rasti | Cdo Rast |
Recetë e modernizuar.
Ne nje tenxhere me dy ndarje ( tenxhere te cilat perdoren per shkrirje ose zierje te ngadalte)ose beni 2 tenxhere vec e vec, perzieni te verdhat e vezeve dhe sheqerin dhe filloni ti perzieni ngadale derisa perzierja te kete marre ngjyren e verdhe disi te zbardhur.
Me pas hiqeni tenxheren nga zjarri dhe masen hidheni ne nje tas te madh ku pak e nga pak mund te filloni ti shtoni cream mascarpone, duke e perziere lehte. Perzierja duhet te ftohet per 8-10 min.
Ne nje tas tjeter, trazoni ngadale ajken e qumshtit.Me ngadale hidheni ajken ne perzierjen me veze qe pergatitet pak me pare.Me pas perzieni kafen e ftohur me liker dhe zhytini nje e nga nje biskotat ne menyre qe te marrin pak shije por dhe te mos thermohen fare nga lengu dhe të mos këputen.
Ne fund, mund te filloni vendosjen e embelsires ne nje ene ovale sepse merr formë më mirë.Ne fillim vendosni nje shtrese kremi, me pas nje shtrese me bisokota dhe siper i shtroni nje shtrese te trashe kremi.
Siperfaqen rafshojeni ne menyre uniforme dhe mbulojeni enen me mbeshtjelles plastik ose me kapak hermetik . Embelsira duhet te ftohet per 4-6 ore para se te sherbehet.Para se ta sherbeni mund ti hidhni siper pluhur kakao perzier me pak kafe si dhe copa cokollate te grira holle.
Ju bëftë mirë :)
Mund të shoqërohet me shumë lloje verash për embelsira
Me respekt A.S.