Trahana
Përshkrimi
Eshte nje pregaditje besoj gati te gjith e njihni haet me se shumti ne mengjes por gjithashtu edhe ne drek.
Përbërësit
- per 1 kg miell duhen:
- 2 gota qumesht
- gjalpe 2 luge gjelle
- 1 luge gjelle krype
Udhëzime per pregaditje
Sitet mielli, hapet një gropë në mes dhe hidhet gjalpë i shkrirë pak por jo i djegur, qumësht dhe krypë. Duke filluar nga mesi e perziejmë brumin duke mos e gatuar shumë por të përzihet aq sa të mos pijë krejt miellin, brumë i fortë dhe i shkriftë. Sipër e spërkatim me miell, e mbulojmë dhe e lemë të vijë për 2-3 ditë. Pastaj e kapim copa dhe e lemë të thahet pak dhe e shkoqim me dorë, e kalojmë në sitë të rrallë e thajmë përsëri. Ruhet në vende të thata pa lagështi e te freskëta. Në tenxhere shkrijmë gjalpin, hedhim trahanane dhe e skuqim lehtë, hedhim ujin e nxehtë, e perziejmë që të mos bëhet kokrra, shtojmë djathë të thërmuar ose shëllirë dhe e lëmë të ziej per 10 minuta. Ja qesim yndyren kur te jet gati te ngrohte Serviret e ngrohtë.
Shënime
Haet me kos




Komentet e fundit
2 vjet 15 javë më parë
2 vjet 15 javë më parë
2 vjet 15 javë më parë
2 vjet 15 javë më parë
2 vjet 15 javë më parë
2 vjet 15 javë më parë
2 vjet 16 javë më parë
2 vjet 16 javë më parë
2 vjet 16 javë më parë
2 vjet 16 javë më parë