Torte me kakao dhe lajthi

Summary

Yield
Source

revistat kosovare

Prep Time45 minutes
KategoriaEmbelsire
RajoniKosova
RastiCdo Rast

Description

Shume e shijshme

Ingredients

  • 12 luge (gjelle) sheqer + 12 lugë gjelle për krem
  • 12 luge miell + 3 lugë gjelle sheqer për krem
  • 12 luge qumësht + 1/2 e litrit për krem
  • 2 lugë kakao + 2 lugë për krem
  • 1 bakin (pecivë)
  • 50 gr margarin
  • 50 gr lajthi t'bluara
  • 50 gr miell kokosi
  • 2 vez

Instructions

Tunden vezët me sheqer, ia shtoni qumështin, miellin, kakaon dhe bakinin (pecivën). E qitni në enën e yndyrosur dhe pjekni në furrën e nxehtë 220 gradë.
Në një enë vloni 1/2 e l qumësht minus gjysëm gote me 12 lugë sheqer. Në enën tjetër përzieni miellin, kakaon dhe gjysëm goten e qumështit të cilën më pastaj e qitni në qumështin e vluar me sheqer dhe e zieni deri sa të trashet si krem. Në një enë tjetër shrihen 50 gr margarin dhe në të qesim që të zbuten pak mielli i kokosit dhe lajthitë e bluara. Edhe këto qiten në kremin e zier përzihen edhe pak dhe pasi të ftohet kremi me të lyhet torta. Dekorohet sipas dëshirës. Unë e dekoroj me qokollatë të bardhë të grirë në rende.

Notes

Shumë e shijshme dhe e përshtatshme për çdo rast.

Your rating: None Average: 3.8 (80 votes)