Tave peshku

Summary

Yield
Source

Modifikuar nga une

Prep Time45 minutes
KategoriaFruta Deti
RajoniVeriu
RastiDreke

Description

Kjo eshte nje recete e shpejte dhe shume e shijshme peshtu.

Ingredients

  • 4 peshq (preferohen te medhenj) qefull, koce, levrek etj
  • 1 domate e madhe
  • 1 kokerr limon
  • 1 kokerr hudher
  • vere e bardhe (ne mungese uthull)
  • vaj ulliri
  • 4 gjete sallate jeshile
  • piper
  • kripe
  • uje

Instructions

1. Peshku pasi eshte pastruar marinohet me kripe. Eshte e preferushme qe ky proces te behet 30 min para se te filloje gatimi.
2. Merret domatja dhe grihet ne feta. Limoni pastrohet nga lekura dhe nga berthamat dhe grihet ne feta (eshte e rendesishme heqja e berthamave pasi ndikojne ne hidherimin e taves). Gjithashtu dhe hudhrat qerohen dhe grihen.
3. Merret njeri nga peshqit, dhe i sperkatet barku me piper. Ne pjesen e care vendoset nje fete e holle limoni, mbi te nje fete domate dhe mbushet me hudhrat e grira. E njejta procedure kryhet dhe per peshqit e tjete.
4. Tepsine e lyejme me vaj ulliri dhe ne te vendosim peshqit e mbushur. Siper peshqit zbukurohen me fetat e domateve. U hidhet piper, kripe. Me veren e bardhe (te kuqe, leng limoni, uthull), u laget koka, trupi derisa te krijohet nje sasi qe mbulon te gjithe fundin e tepsise. U hidhet vaji i ullirit siper. Dhe uji sa te mbulohet gjysma e peshqve (nese preferohet nuk perdoret uji por vera).
5. Futet te furre ne temperaturen 250 grade dhe piqet derisa mishi te jete bere i bute dhe piruni kalon me lehtesi.
6. Ne pjatance vendoset nje gjete sallate mbi te peshku dhe si perfundim sperkatet me lengun e pjekjes.

Notes

Shoqerohet me cdo lloj vere.
Ju behte mire!
Lac.

Your rating: None Average: 4.1 (80 votes)