Tavë kosi

Summary

Yield
Source

Nga mami :D

Prep Time30 minutes
KategoriaPule
RajoniShqiperia e Mesme
RastiDreke

Description

Recete tradicionale e Shqiperise se mesme.

Ingredients

  • mish pule 4 kofsha
  • oriz nje filxhan kafeje
  • limon nje kokerr mesatare
  • kos 1 litër ( ose nje bidon ! shikoni datën e skadencës)
  • koncentrat pule ,2 vezë
  • miell 2 luge gjelle
  • kripë ve
  • majdanoz
  • rigon
  • gjalpë ose per kurë shëndetësore vaj ulliri :)

Instructions

Marrim kofshet e pules i shohim per pasterti.(per siguri digjini pak ne llampe alkooli mbase ka qime të pa dëshirueshme)i vëmë ne nje tenxhere jo me presion por normale,hedhim pak ujë deri sa mbulohen lehte kofshet e pulës.
Hedhim nje koncentrat pule,orizin,nderkohe që zjejne kofshet shohim lengun mos trashet e hedhim pak kripe.

Kalojme pirunin e shohim nqs jane zjerr mire.provojme edhe orizin nqs ka zjerr.
Marrim tepsinë,hedhim pak vaj ose gjalpe per shije, e lëmë mënjanë.
Ne nje tas pergatisim masën=> hedhim 2 kokrrat e vezës i rrahim mirë, shtojme kosin pak vaj , miellin , i perziejmë që të mos krijohen kokrra por të jetë një masë e njëtrajtëshme.shtojmë pak lëng limoni (sipas deshires,nqs ka antare familja që i dhëmb stomaku me mire mos i hidhni limon ka mjaftueshem aciditet kosi).
Marrim tepsine ku kemi hedhur gjalpe ose vaj shtojmë masën e përgatitur e perziejme pak ne tepsi per njetrajtshmëri.
Marrim kofshët e pulës i vemë me estetik (por jo shume se syri plot barku bosh :P ) i hedhim pak rigon e majdanoz per shije familjare.

Tava e pergatitur futet ne furrë për 30 min ( nje kontroll i shpeshte nuk bën keq :D )

Notes

Ju befte mirë.
Rezultati do jetë fantastik,mishi i pules pak ngjyre e kuqe,masa pak e mpiksur.

Me respekt Aurora.S.

Your rating: None Average: 3.7 (43 votes)