Shendetli embelsire

Summary

Yield
Source

popullore nga vlora

Prep Time1 1⁄2 hours
KategoriaEmbelsire
RajoniJugu
RastiFeste

Description

kjo eshte nje embelsire nga vlora e gatuar per festa

Ingredients

  • 6 kokrra veze
  • 1 mas me mjalt
  • 2 luge sode buke te vogla
  • 1 mase me vaj
  • 300 gr gjalp pa kripe te shkrire
  • 2 masa me sheqer
  • 600 gr arra
  • 2 masa me miell e pak

Instructions

nga 6 veze mbane nje te verdhe per ne fund pastaj ne nje tas te thelle rreh vezet sheqerin mjaltin vajin dhe gjalpin pastaj ne nje filgjan kafeje me pak uje te ngrohte trete soden e bukes dhe e hedh brenda ne perzierje.

pastaj hedh miellin dhe ne fund arrat ne nje tepsi te thelle te lyer me gjalpe hedh shendetlin pastaj me te verdhen e vezes qe mbajte e lyen siper ne siperfaqe dhe pasi ke ngrohur soben tek 300grade e fut per ta pjekur per 45min ne 1 ore varet nga soba tepsia duhet te vendoset ne mes te furrit dhe shendetlia duhet te piqet derisa te behet kaffe e erret nga te terra anet

Notes

kur eshte pjekur dhe ftohur per 15min e pret ne kubik te vegjel sipas deshires pastaj e le te ftohet plotesisht ne te njejten kohe pregatit sherbetin 4 masa uje 4 masa sheqer 6 cope karafil brenda 2 copa kanell pak levozhg portokalli sipas mundesise e le te ziej 5-10min jo te trashet shume se mund te sheqeroset dhe pasi e le te ftohet pak sa ti iki avulli i madh ja hedh shendetlise siper me avash dhe duke i hapur pak thelat ne mes me thike qe sherbeti ti veje gjithandej

Your rating: None Average: 3.8 (64 votes)