Pite me Kos

Summary

Yield
Source

nga mamaja

Prep Time1 hour
KategoriaVegjetariane
RajoniKosova
RastiDreke

Description

eshte nje pite me kos shume e lehte per gatim

Ingredients

  • gjysem kile uje
  • nje kile e gjysem miell
  • krip (sipas nevojes)
  • vaj (sipas nevojes)
  • kos

Instructions

ne nje ene te madhe dhe te thelle se pari hedhim ujin pastaj kripen dhe pasi ti perziejm mire,fillojme dhe e shtojme miellin deri sa masa te marre formen e brumit (si te bukes) pastaj ate mase e ndajme ne kuleq te mesem dhe i leme per 10min me pushu masa e brumit.

Pastaj me ndihmen e pecit bejme hapjen e kulaqit ne forme te rrumbullaket (ne madhesi te nje pallaqinke) keshtu vazhdome me te gjithe kuleqet pastaj te gjithe kuleqet i lyejm me vaj dhe i palosim njerin mbi tjetri (pasi qe jane te lyer me vaj nuk kane mundesi te ngjiten)

Pasi qe ti kemi lyer te gjithe kuleqet me vaj ne tavolinen e punes e hapim nje qrqaf dhe fillojme nje nga nje kuleqet ti perhapim me ndihmen e dores ne nje madhesi rreth 50.cm e rrumbullaket pastaj serisht e sperkatim peten me vaj dhe me ndihmen e qarqafit peten e palosim ne forme te roles nga te dy anet keshtu vazhdojme me te gjithe kuleqet te cilet pas palosjes ne forme te roles i vendosim ne tepsi ne forme te rrumbullaket.

Pasi te kete perfunduar palosja ne tere tepsin e fusim ne furre dhe e pjekim per 25.min ne temeratur 250 grad pasi te jete pjekur pitja ende pa e larguar nga furra te tere siperfaqen e tepsise e lyejm me kos permbi dhe e leme ne furre edhe per pese minuta per tu thare kosi nje qik. Ju befte mire

Notes

provojeni se eshte shume e shijshme kete mami im e pergatit sa here qe une e kerkoj.

Your rating: None Average: 3.6 (36 votes)