Patellxhana te mbushur me gjize

Summary

Për sa Vetë
Burimi

trasheguar tek une nga gjyshja ime

Gatuhet per2 orë
KategoriaVegjetariane
RajoniTradicionale
RastiCdo Rast

Përshkrimi

Kjo eshte nje recete tradicionale nga qyteti i Krujes

Përbërësit

  • 1 kg patellxhane (me madhesi mesatare)
  • 700 g gjize e thate
  • 1 kg domate
  • 2 kokrra veze
  • dy luge gjelle miell
  • nje kokerr hudher
  • 200 gr vaj
  • kripe

Udhëzime per pregaditje

Patellxhanat lahen me uje te ngrohte. Pastaj priten ne gjysem. Pasi mbaron ky proces, fillojme i gerryejme me nje luge te vogel duke i hequr tulin. Pjesen e tulit te krijuar nga gerryerja e veme me nje ane ne nje pjate per t'u perdorur me vone. Marrim gjizen dhe e vendosim ne nje tas te thelle. Shtojme ne te dy kokrra veze dhe dy luget e miellit dhe pak kripe (nese vete gjiza nuk permban kripe). Kete mase e perziejme duke e bere te njetrajtshme. Pastaj mbushim nje nga nje patellxhanat e ndare me gjyesem dhe te gerryer. Pase kesaj veme nje tigan te thelle ne zjarr dhe e mbushim me vaj mjaftueshem. Pasi ngrohet vaji, vendosim te skuqim ne tigan patellxhanat e mbushur me gjize. Fillimisht i vendosim nga ana ne te cilen jane mbushur. I leme te skuqen ne kete ane derisa gjiza te kete marre ngjyren e arres dhe pastaj i kthejme nga ana e pasme dhe i leme per shume pak minuta te skuqen. Pastaj hiqen dhe shtrohen ne tepsi. Kjo procedure vazhdon derisa te perfundoje skuqja e te gjithe patellxhanve ne te njeten menyre.

Pergatitja e kimes.
Tulin e mbetur nga patellxhanta e grijme holle dhe e hedhim ne vajin e mbetur nga skuqja. Nderkohe qe kjo mase merr nje skuqje shume te lehte per rreth 5-7 minuta, grijme domatet dhe i shtojme ne tigan. Kesaj mase i shtohet kokrra e hudhres e qeruar dhe e grire holle, si dhe pak kripe. Pastaj kjo kime lihet te zieje ne lengun e vet per 15 minuta. E tere kima shtrohet siper patellxhanave te shtruar me pare ne tave (nga ana ne te cilen jane mbushur). Ne tave shtojme dhe rreth 2 gota uje, pastaj e fusin ne furre per 30 - 45 minuta. Pasi tava piqet, sherbehet e nxehte.

Shënime

Nese e shihni qe gjiza eshte shume e bute, mund te shtoni aty dhe nje luge tjeter mielli ne menyre qe masa te mos jete shume e bute, kjo per te shmangur ngjitjen gjate skuqes ne tigan.

Your rating: None Mesatarja: 4.8 (20 votes)