Pastico me makarona

Summary

Për sa Vetë
Burimi

nga mami ,më e mira në Botë :)

Gatuhet per45 minuta
KategoriaVegjetariane
RajoniShqiperia e Mesme
RastiDreke

Përshkrimi

Nuk mund te quhet recete vegjetariane por nuk kishte kategori tjetër.

Përbërësit

  • makarona 500 gr
  • qumësht 400 gr
  • gjalpe 2 luge gjelle
  • djathë i bardhe 200 gr
  • vezë 2 kokërra
  • miell 1 lugë gjelle
  • kripe
  • piper
  • pak majdanoz

Udhëzime per pregaditje

Ne nje ene me ujë të valuar shtojmë makaronat nr 5 ose spaghetti nr 3.Ndërkohe që makaronat zjejnë shtojme pak kripë.
I lëmë makaronat¨te zjejnë per rreth 9-10 minuta.
Ndërkohë ne një enë porcelani shtojmë 2 kokërrat e vezës i rrahim mirë e mirë.Shtojmë pak qumësht i rrahim sërish.

Pas pak shtojmë ½ luge miell,e së fundmi shtojmë pjesën tjetër të qumështit më pas djathin e bardhë te prerë uniformë edhe me estetik. Ndërkohë kontrollojmë herë pas here tenxheren ku kemi makaronat se mos derdhet uji e bëhet pis vëndi.

Masën e pergatitur e ¨lëmë mënjane.Kullojmë makaronat pasi duhet ½ të gatëshme sepse ½ e bërjes eshte ne fazën tavës.
I shtrojmë makaronat ne nje tepsi ku e kemi sperkatur me pak gjalpë. Shtojmë masën e pergatitur dhe e rregullojmë me pirun që te jetë e njëtrajtëshme masa me makaronat.Nqs mendohet se duket pak si e thatë tava shtoni pak qumësht siper.
Fillojmë e përgatisim beshamelën => Ne nje tigan shtojmë pak miell e skuqim me gjalpë e kaurdisim shpesh që te mos bëhet e kuqe shumë shtojmë pak qumësht dhe e perziejmë serish kujdesi që të mos formohen kokërra.

Tepsinë ku kemi vendosur makaronat me masën i shtojmë siper e hapim me kujdes beshamelen e pergatitur.
Rezultati :- makaronat do jenë të mpiksura,tava në sipërfaqe do ketë ngjyrë të kuqerremtë dmth pak e kuqe. Lihet¨të ftohet edhe pritet sipas dëshirës edhe orexit. :D

Shënime

Ju kërkoj ndjesë nqs nuk kam shkruajtur mirë por tastiera nuk punon mirë.

Beshamela e përdorur e njëjta përdoret edhe për lasagn.(recetë italiane)

Ju bëfte mïre :D

Me respekt Aurora.S.

Mesatarja: 3 (16 votes)