Pace kembesh vici

Summary

Yield
Source

po e sygjeroj vete

Prep Time1 hour
KategoriaMish
RajoniJugu
RastiDreke

Description

Te gjithe i dime per vlerat qe kane kembet e vicit prandaj sot vendosa te botoj kete recete.

Ingredients

  • 4 kembe vici
  • 4 luge miell
  • kripe
  • piper i zi
  • hudhra
  • uthull

Instructions

Marrim kembet e vicit dhe i pastrojme. Pastrimi eshte pak i veshtire. Si fillim percellohen kembet ne zjarr pastaj hidhen ne uje te perveluar per ti pastruar nga qimet duke e rrjepur ne menyre te tille qe lekura te qendroje te mos hiqet pasi qty eshte dhe vlera e kembeve. pasi pastrohen perfundimisht i percellojme dhe njehere ne zjarr dhe i lajme perseri me uje te ngrohte. i leme te marrin pak vale dhe i derdhim ujin. Ne tenxhere me presion i leme kembet qe te zihen deri sa te ndahet mishi xhelatine prej kockave dhe i coptojme. Vecan skuqim 4 luge miell ne vaj ulliri dhe i perziejme me lengun e kockave i lejme deri sa te marrin vale qe masa te lidhet. brenda hedhim dhe ereza si majdanoz, koper piper. ne fund e servirim neper pjata duke i shtuar uthull dhe hudhra. kjo shoqerohet me vere te kuqe.
Ju befte mire!

Notes

Te gjithe i dime te dashur miq vlerat qe kane pacja e kembeve te vicit jo vetem e vicit por e cdo lloj bagetie.

Your rating: None Average: 2.8 (39 votes)