Musaka

Summary

Yield
Source

Nga Greqia

Prep Time1 1⁄2 hours
KategoriaGjelle
RajoniRajon Tjeter
RastiDreke

Description

Kjo eshte recete e nje gjelle tradicionale greke me perime e kime.

Ingredients

  • 3 patate mesatare
  • 3 patllixhana mesatar
  • per kimen: 250 g mish i grire, 1 qepe, 2 thelpinj hudhra, 2 domate, ereza, vaj ulliri
  • per beshamelin: 2 gota e gjysem qumesht dhe nje bustine beshamel pluhur i gatshem

Instructions

Pergatit kimen. Ne tenxhere, ngroh vajin e ullirit, dhe pasi te jete ngrohur, hedh qepen dhe hudhrat e grira holle. Me pashedh domatet pa cipa,mishin e grire dhe ereza si: dhjozem ose nenexhik, rigon, piper, kripe. E kaverdis, dhe e le 20 minuta deri sa te dali ne yndyre.
Patatet i qeron dhe i pret ne feta te trasha rrumbullake rreth 1 cm e gjysem. Patllixhanet nuk i qeron, por edhe keto i pret ne feta te trasha. Vendosim te nxehet nje tigan me vaj dhe u japim fetave nje faqe te lehte skuqjeje nga te dyja anet (Patllixhanet pine goxha vaj, prandaj duhet te shtoni vazhdimisht vaj ne tigan).
Ne nje tave shtrojme fetat e patateve, duke i pershtatur mire qe te mos leme hapesira bosh. Mbi to perhapim kimen e pregatitur. Mbi kimen shtrojme fetat e patllixhanave, duke i pershtatur mire, qe te mos leme hapesira bosh. E fusim taven ne furre dhe e pjekim afersisht per 10 minuta.
Nderkohe pregatisim bashamelin: perziejme qumesht te ftohte me pluhurin e gatshem dhe e veme ne zjarr duke e perziere me nje luge druri. Shtojme edhe pak kripe. Kur te beje flluska, e heqim nga zjarri. Nxjerrim taven nga furra pas 10 minutash e cila ka marre nje vale pjekje, dhe hedhim mbi te bashamelin. Me pas e vendosim perseri ne furre per pjekje, deri sa te mari ngjyre te arte bashameli.

Notes

Ne Greqi i shtojne edhe kanelle kur shtrojne kimen, para se ta pjekin. Eshte nje gjelle e cila mund te perdoret shpesh. Mund te perdoren edhe perime te tjera ne vend te ketyre me lart, si psh kunguj etj, ose mund te behet edhe me dy shtresa nga e njejta perime.

Your rating: None Average: 3.4 (82 votes)