Kek me fruta dhe arra
Posted Korrik 24th, 2009 by receta-user
Summary
| Për sa Vetë | |
|---|---|
| Burimi | nga mami :D |
| Gatuhet per | 45 minuta |
| Kategoria | Embelsire |
| Rajoni | Shqiperia e Mesme |
| Rasti | Cdo Rast |
Përshkrimi
Kjo recete eshte nga Shqiperia e mesme por gjithesesi eshte recete tradicionale
Përbërësit
- miell 1 gotë e gjysmë uji
- sheqer një gotë uji
- gjalpë i freskët 2 filxhanë kafeje
- vezë 6 kokrra
- arra të qëruara 1 filxhan çaji
- reçel (kokrra mundesisht p.sh qershie,manaferre etcetc ) 2 filxhanë kafeje
- sheqer pudër (mund edhe te shtypni me fundin e gotes sheqerin normal )1 lugë gjelle
Udhëzime per pregaditje
Në një enë/tas porcelani ose plastike rrihen vezët me sheqer derisa vëllimi i tyre të rritet dy herë e gjysmë, shtohet miell dhe përzihet me kujdes.
Veçan shkrihet gjalpi dhe me të përzihen arrat e frutat e grira. E gjithë kjo masë hidhet në brumë duke e përzier me kujdes.
Pastaj brumi hidhet në tavë me korent duke i vënë në mes formën e cila lyhet me gjalpë dhe pudroset me miell. Pas pjekjes lihet të ftohet, pastaj hiqet nga tava duke e përmbysur kekun, hiqet forma e mesit dhe pudroset me sheqer pudër.
Ju befte mirë !
Mund te shoqerohet me cdo lloj vere te embël
Me respekt A.S.




Komentet e fundit
40 javë 4 ditë më parë
40 javë 5 ditë më parë
40 javë 5 ditë më parë
40 javë 5 ditë më parë
40 javë 5 ditë më parë
40 javë 6 ditë më parë
41 javë 40 min më parë
41 javë 16 orë më parë
41 javë 1 ditë më parë
41 javë 1 ditë më parë