Karamele peshku dhe perime spaghetti
Summary
| Për sa Vetë | |
|---|---|
| Burimi | Shoqeria |
| Gatuhet per | 30 minuta |
| Kategoria | Fruta Deti |
| Rajoni | Rajon Tjeter |
| Rasti | Dreke |
Përshkrimi
Kjo recete eshte nga Italia e Veriut ,tipike Milano .
Përbërësit
- karkaleca deti 4
- merluc 10 gr per person
- limon jeshil
- kripe dhe erza sipas deshires
- per perime spaghetti duhen
- karrota ,kungulleshka,patellxhan, per cdo nga 2
- per salcen duhen
- qumesht,qumesht koko,ereza te ndryshme
- per ing e tjere nuk ka shume vend,ju keshilloj te lexoni me vemend :- udhezimet per pergatitje.
Udhëzime per pregaditje
Merret nje leter kuzhine, vendosen ne mes merluci i prere e i lare, prerje e holle edhe normale.Anash merlucit vihen karkalecat ne menyre qe merluci te jete i mbyllur nga karkalecat,dmth i vendosim rreth e qark merlucit.
Siper i hedhim pak kripe e piper sipas deshires(jo nqs persona qe jane te ftuar kane probleme me tretjen :D ).Siper vendosim nga nje fete te holle limoni,deri 2 -3 feta jane mjaftushem.
Ne nje ene marrim qumeshtin, e ngrohim pak, shtojme edhe pak qumesht coco-je,marrim erezat i grijme holle e holle, i shtojme ne qumesht, me vone salcen e fituar i shtojme nga dy luge te receta qe eshte tashme gati te letra e kuzhines.
Pasi i kemi shtuar edhe salecn siper , mbyllim mire letren e kuzhines (e cila eshte leter qe duron nxehtesine ) ne menyre nga te dyja anet si nje karamele.
Menyra e mbylljes i jep edhe titurllin.
Pastaj ne nje tigan shtojme pak gjalpe ose vaj,e leme te ngrohet pak.Nderkohe marrim perimet i presim ne menyre si makarona te gjata (ja pse merr edhe emrin spaghetti)i shtojme te tigani ku e kemi me vaj.I shtojme ereza edhe supe pule koncentrat.I perziejme pak, pastaj per shije (kujdes se mos digjeni ) i shtojme pak vere te bardhe.
Nderkohe qe receten e karamele peshku e futem ne furre te nxehte ,ne nje pjate shtojme spaghetti perime.
Pas 15 minuta pjekje te recetes se peshkut e nxjerrim edhe e servirim me pjaten ku kemi perimet e pjekura e te shuara ne vere.
Mmm mbase ju duket e veshtire por eshte shume e shijshme edhe per femijet tuaj.
Ju befte mire.
Me repsekt A.S.
Shënime
Duhet llogaritur qe karamele peshku te mos hapet,llogarisni kohen edhe vini ne pune intuiten se sa minuta mund te marri peshku per tu pjekur.




Komentet e fundit
40 javë 4 ditë më parë
40 javë 5 ditë më parë
40 javë 5 ditë më parë
40 javë 5 ditë më parë
40 javë 5 ditë më parë
40 javë 6 ditë më parë
41 javë 3 orë më parë
41 javë 19 orë më parë
41 javë 1 ditë më parë
41 javë 2 ditë më parë