Fileta pule
Summary
| Për sa Vetë | |
|---|---|
| Burimi | tradita e gatimit,arti se si te gatuajme :D |
| Gatuhet per | 45 minuta |
| Kategoria | Pule |
| Rajoni | Shqiperia e Mesme |
| Rasti | Dreke |
Përshkrimi
Receta e preferuar e schatzit tim.Mix to mix Kosovë Shqipëri
Përbërësit
- vezë 2 kokrra
- miell sasi e mjaftueshme
- bukë e thekur mjaftueshem
- fileta pule 4 por per orex familjar 5 me sigurt
- vaj
- kripe
- limon per dekorim pjate
Udhëzime per pregaditje
Marrim filetat e pulës, i shpërlajmë me ujë të rrjethshëm, i thajmë me piceta kuzhine ujin, i lëmë ne nje pjate.
Rrahim vezet i leme ne tavoline ne nje pjate, miellin e leme ne tavoline, buken e thekur te shkrimoqur (masakruar :D ) e leme afer me miellin e vezet.
Filen e lyejme me pak kripe i kalojme te pjata ku kemi vezët, pastaj te mielli e me pas te buka e shkrimoqur.
Ndërkohë punojme me durim edhe per filetat e tjera POR nderkohe duhet te kemi vene ne zjarrë tiganin me vaj.
Pasi vaji te jetë bere mjaftueshem i nxehte (dallohet se ka vibra ne siperfaqe) i kalojme filetat nje nga nje e me durim e estetik ne vaj me tigan ku i rrotullojme herë pas here e me kujdes se por digjemi nga pikat e vajit.
Filetat e bera gati i leme ne nje pjate ku kemi shtruar picete kuzhine per te thithur vajin e pa deshiruar.
Marrim pjatën ku do e servirim, i shtrojmë fletë sallate e feta limoni të prera hollë.
Shënime
Ju bëftë mirë !
Receta mund te ''martohet'' edhe me patate te furrës.
Me respekt Aurora.S.




Komentet e fundit
2 vjet 15 javë më parë
2 vjet 15 javë më parë
2 vjet 15 javë më parë
2 vjet 15 javë më parë
2 vjet 15 javë më parë
2 vjet 15 javë më parë
2 vjet 16 javë më parë
2 vjet 16 javë më parë
2 vjet 16 javë më parë
2 vjet 16 javë më parë