Fergese e Shqiperise se mesme...
Summary
| Për sa Vetë | |
|---|---|
| Burimi | sipas menyres time te trasheguar nga gjyshja ime. |
| Gatuhet per | 30 minuta |
| Kategoria | Gjelle |
| Rajoni | Shqiperia e Mesme |
| Rasti | Meze |
Përshkrimi
Kjo eshte nje recete tradicionale e Shqiperise se Mesme.
Përbërësit
- 1 qepe
- 3-4 thelpinj hudher
- melci vici ose qingji
- 4-5 domate te qeruara nga cipa
- 3 speca te kuq
- gjize e embel 400 gr
- pak spec djeges
- pak piper te zi
- majdanoz te grire sipas deshires
- kripe
Udhëzime per pregaditje
Ne nje tigan hedhim pak vaj ulliri. pasi te ngrohet pak vaji hedhim qepen dhe hudhren te grire imet. pasi kaurdiset mire qepa qe te marre ngjyre arre hedhim copat e melcise te prera ne kubike. Vazhdojme kaurdisjen dhe hedhim specat e kuq te grire. kur te jene kaurdisur (skuqur) perberesit hedhim domatet e qeruara nga cipa dhe te prera. i leme perseri ne zjarr mesatar duke i perzier vazhdimisht derisa te thithin lengun... ne fund i shtojme gjizen kripen piperin pak spec djeges dhe majdanoz sipas deshires. i perziejme mire dhe i leme ne zjarr te avashte derisa yndyra te dale siper.
Sherbehet e nxehte si meze neper dreka ose darka festive.
e mira eshte te serviret ne tava balte te vogla.
Shënime
Zakonisht kete recete tradicionale (pak pikante) e shoqerojne me raki...




Komentet e fundit
20 javë 3 ditë më parë
20 javë 3 ditë më parë
20 javë 3 ditë më parë
20 javë 4 ditë më parë
20 javë 4 ditë më parë
20 javë 4 ditë më parë
20 javë 5 ditë më parë
20 javë 6 ditë më parë
21 javë 5 orë më parë
21 javë 11 orë më parë