Byrek me spinaq
Summary
| Për sa Vetë | |
|---|---|
| Gatuhet per | 45 minuta |
| Kategoria | Vegjetariane |
| Rajoni | Rajon Tjeter |
| Rasti | Cdo Rast |
Përshkrimi
Byrek Shqiptar me spinaq
Përbërësit
- 500 gram miell
- 1 kg spinaq (2 lbs)
- kripe
- 1 kokerr veze
- 100 gram djathe
- 50 gram vaj
- piper
Udhëzime per pregaditje
Spinaqi mbas pastrimit, zihet 2-3 minuta në ujë të vluar me kripë
Kullohet, pritet dhe përzihet me djathë të thërrmuar e vezë. I shtohet kripë, piper dhe pastaj shtrohet në byrek.
Në tepsi hidhet miell, në mes hapet një gropë ku hidhet ujë me pak kripë. Për 1 kg miell merret 550-600 g ujë, megjithëse kjo varet nga lagështia e miellit.
Duke e përzier nga mesi, zihet brumi, i cili perponohet per 7-8 minuta, ndahet në kuleçë, mbulohet me picetë të lagur dhe lihet 20-30 minuta
Në këtë mënyrë petët do të hapen më mirë. Nga çdo kulaç bëhen petë të vogla, secila prej tyre spërkatet me nisështë dhe vendosen 3-4 copë njëra mbi tjetrën, pastaj hapen petët e zakonshme.
Këto shihen herë pas here që të mos ngjiten me njëra-tjetrën dhe i hidhet nga pak nisështë. Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet gjysma e petëve, duke i spërkatur secilën me yndyrë, mbi to shtohet mbushja dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë. Anët mbështillen nga brënda. Byreku spërkatet me yndyrë dhe piqet.

tung tung
On Prill 6th, 2008 receta-user said:
- përgjigju
e kom provu nuk osht edhe qaq e mire s,po di qka me thon qitash po qona me provu edhe nihere a del e mir se une e kom provu katastorf me ka dal veq sihalla qitash me del e mire hahah
maria
On Shkurt 6th, 2008 receta-user said:
- përgjigju
Jam nje shtepiake qe gatuan shume mire sidomos burek jam specialiteti im. Kjo recete me duket me permbajtje te larte kolesteroli sepse gjalpi dhe vaji kane goxha kolesterol!!!!! me pelqejne gjerat me te shendetshme.
Cfare mendoni per kete recete? Komentoni ketu: