Ballakume Elbasani
Summary
| Për sa Vetë | |
|---|---|
| Burimi | paraardhesit |
| Gatuhet per | 1 orë |
| Kategoria | Embelsire |
| Rajoni | Shqiperia e Mesme |
| Rasti | Feste |
Përshkrimi
Embelsirë karakteristike per diten e veres ne 14 mars
Përbërësit
- 1 kg miell misri
- nje dore miell gruri
- 7 kokrra veze
- 400 gram gjalpe
- hi druri i tretur ne uje (finj)
- 1 kg sheqer
Udhëzime per pregaditje
Shkrijme gjalpin ne nje tigan. E hedhim ate duke e kulluar me kujdes (duke lene menjane shkumen e bardhe qe del nga shkrirja) ne nje tas kaucuku ose ene bakri. Aty shtojme sheqerin dhe i perziejme gjate derisa te shkrihen mire me njera tjetren.
Pastaj nisim te shtojme vezet nje e nga nje, me intervale rreth 2 minuta, duke vazhduar te perzihet masa. Pasi kemi hedhur te gjitha vezet, mases se peftuar i shtojme nje gjysme levozhge veze me finj(finji pergatitet duke perzier nje sasi hiri ne nje gote uje te pijshem dhe duke e lene te pushoje te pakten 2 ore).
Pastaj i shtojme miellin e misrit dhe ne fund nje dore miell gruri. Masen e ndajme ne topa mesatare, qe i vendosim ne nje tave te lyer me gjalpe, larg nga njera tjetra.

Cfare mendoni per kete recete? Komentoni ketu: